×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiç: Vendimi për Karaxhiçin nuk nënkupton shfuqizim të ” Republika Srpska”

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 10:36

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi të shtunën se vendimi për Radovan Karaxhiç, i cili u dënua nga Haga me burg të përjetshëm, nuk do të thotë shfuqizim i Republikës Srpskas.

    Ai shtoi se janë plotësisht joreale pritshmëritë se aktvendimi ka çfarëdo lidhje me mbijetesën e Republika Srpskas.

    “Ata që mendojnë se vendimi mund të nënkuptojë shfuqizimin e Republika Srpskas, përgjigja ime është se RS është një kategori e Dejtonit dhe kushtetuese, ndërsa në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit, një nga garantuesit e zbatimit të saj është Serbia dhe nuk do të ketë kurrëfarë shfuqizimi të RS-së dhe kjo është çështja qendrore dhe më e rëndësishme dhe që është reagimi i Serbisë”, u tha Vuçiç gazetarëve në Novi Sad.

    Sipas tij, qëndrimi i tij në lidhje me vendimin e shkallës së parë për Karaxhiçin nuk ka ndryshuar, por beson se është e rëndësishme që Serbia të shikojë në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!