×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq shpall ‘orë policore’: Nga nesër, prej ora 20:00 deri në 05:00, askush s’guxon të dalë jashtë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 20:51

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi sonte, pas një mbledhje të kabinetit qeveritar, se do të ketë ndalim të lëvizjes nëpër qytete në gjithë Serbinë, si masë parandaluese për COVID – 19.


    Kjo ndalesë, apo ndryshe edhe si një ‘orë policore’, nënkupton se prej orës 8 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit, ndalohen lëvizjet për të gjithë personat, përveç përfaqësuesve të autoriteteve përgjegjëse dhe atyre që kanë një punë në turn të tretë, shkruan Reporteri

    Sipas vendimi të qeverisë së Serbisë, nga ora 10 e mëngjesit është e ndaluar dalja në qytet e personave më të vjetër se 65 vjec, ndërkaq në zonat rurale nga mosha 70. Nëse shihet e nevojshme, edhe në zonat rurale do të ulër kufiri i moshës në 65.

    “Ushtria e Serbisë do të marrë përsipër të gjitha vendkalimet e mbyllura kufitare, spitalet dhe qendrat e migrantëve. Ju lutemi mos sulmoni ushtrinë tonë, ata duhet të ruajnë spitalet, në mënyrë që koronavirusi të mos hyjë në spitalet tona”, tha Vuçiç.
    Ai shtoi se policia do të kontrollojë personat nga jashtë që vijnë në Serbi, dhe, theksoi Vuçiç.

    Numri i personave me Covid – 19 në Serbi është rreth 60 dhe përben numrin më të lartë në rajon.

    Ky shtetrrethim në Serbi është një masë administrative që nënkupton kufizimin e lëvizjes së qytetarëve për të ruajtur sigurinë publike, në një periudhe të caktuar kohore. Kjo praktikisht do të thotë që qytetarët nuk do të jenë në gjendje të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, përveç në kohën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dhe në situata kur dalja është e afërt.

    Në rast se personat gjenden duke lëvizur në qytet gjatë orarit të paraparë për ndalesë, ata edhe mund të gjobitën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!