×
  • Lajme
  • Botë

    Zëvendësministri bullgar po përdor vilën e ndërtuar nga BE si pushimore private

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 18:58

    Alexander Manolev, ish-zëvendësministri i Turizmit dhe zëvendësministri i tanishëm i Ekonomisë, e ka vënë në pronësi kompleksin turistik të ndërtuara me fondet e BE’së. Kompleksi i ndërtuar, është pjesë e Programit për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian.


    Paratë për ndërtimin e kompleksit, janë aprovuar në dhjetor të vitit 2015, një muaj pasi Manolev ishte emëruar zëvendësministër i turizmit.

    Pasi projekti përfundoi, Manolev dhe familja e tij, e përdorën vilën për nevojat e tyre private.

    Askujt nuk i lejohej hyrja, edhe pse ishte e hapur për qira-dhënie, aty mund të hynte vetëm Manolev ose familjarët e tij, dhe do të përdorej për pushimet e tyre.

    Vendi ku është ndërtuar, është i pasur me ujë mineral, dhe qëllimi i ndërtimit të tij ishte ndërtimi i një kompleksi banje, që do të shërbente për shërim.

    Vetëm një javë pas ndërtimit, vila ishte vendosur në emër të motrës së zëvendësministrit, dhe tani BE’ja po e shqyrton mundësinë e një padie ligjore ndaj tij për shkak të keqpërdorimit të fondeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!