×
  • Extra
  • Lista

    11 komente seksiste dhe të papërshtatshme që këto gra kanë hasur në punë

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 22:52

    Shumë shpesh gratë përballen me komente seksiste dhe tepër të papërshtatshme. 11 gra kanë ndarë me ne disa prej komenteve që i kanë bërë ato të ndjehen keq, transmeton Reporteri.net.


    1.“Shefi im më pa duke ngrënë banane në tavolinën e punës dhe më tha të ndaloja menjëherë dhe se gratë nuk duhet të hanë kurrë banane në punë. Ai tha se nëse e duam një me patjetër, ta presim atë në copa përpara se ta hamë.”

    2.“Kur punoja në një fast-food në gjimnaz, shefi im më tha se e shpërqendronte etiketa e emrit tim e vendosur në gjoks. I thashë: “Po ku duhet ta vendos? Në shpinë?” dhe ai më tha se isha ‘po aq shpërqendruese edhe nga pas’.”

    3.“Unë punoja në një stacion karburanti dhe turni im niste në 4:30 të mëngjesit. Një ditë, kur mbërrita 5 minuta me vonesë, shefi më tha: “E di? Ka plot punë të tjera që mund t’i bësh duke qenë shtrirë.” U tmerrova, shkova në shtëpi dhe dorëzova një ankesë në polici.”

    4.“I kërkova rritje rroge shefit dhe ai më tha se s’më duhet sepse i dashuri im fitonte mjaftueshëm për të dy ne.”

    5. “Menaxheri im i vjetër më pyeti një ditë pse jam homoseksuale dhe më tha se mund të më ndihmonte të bëhesha hetero, nëse doja.”

    6.“Një ditë menaxheri i përgjithshëm erdhi në vendin tim të punës, më nguli sytë në zonën e gjoksit dhe më tha: “E shoh pse e paske fituar punën.”

    7.“Bëra diçka mirë në punë dhe shefi më tha: ‘Vajzë e mbarë’.”

    8.“Kur isha 16 vjeç, punoja në një restorant. Një ditë, isha ulur në gjunjë për të rregulluar diçka, kur menaxheri im kalon për t’i bërë stafit një tur rreth ambientit dhe thotë: “Një grua tipike, gjithnjë në gjunjë”. Pas kësaj dhashë dorëheqejn dhe më pas zbulova se ai u pezullua nga puna, sepse bënte komente të tilla edhe te vajzat e tjera.”

    9.“Ish-shefi im më tha se do isha një sekretare e mirë vetëm për pamjen time. Unë jam një analiste sistemesh.”

    10.“Si besimtare, unë mbaj perçe dhe një ditë ish-shefi im më tha se do dukesha shumë më e bukur pa atë peshqir mbi kokë.”

    11.“Shefi im mendonte vazhdimisht se kur të bëhesha nënë, nuk do të punoja më si më parë. Në fakt, unë i përgjigjem çdo email-i, dorëzoj çdo detyrë në kohë dhe jam gjithnjë e gatshme për të ndihmuar, por nëse marr pushimet vjetore, apo kërkoj leje për një analizë mjekësore, ai më përmend gjithnjë se e bëj këtë ngaqë jam mama dhe nuk kam kohë për punën.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!