Je në fillim të një lidhjeje dhe ke disa ngërçe? Është normale. Për fatin tënd të mirë, më poshtë janë disa pyetje të cilat mund t’i përdorësh për partnerin nëse je ende në hapat e parë. Ndoshta këtu nuk ka nevojë për shumë receta, por gjithsesi këto pyetje mund të të ndihmojnë të orientohesh, sepse i gjithë sekreti është tek komunikimi. Disa pyetje kreative të cilat mund të jenë nisje e mirë për bisedën.
Pyetjet janë interesante, edhe pse disa duken bazike. Do ta shikosh që një pjesë e tyre do të të ndihmojnë.
1. Çfarë ke qejf të bësh kur nuk je në punë?
2. Ç’plane ke për fundjavën?
3. Ke ndonjë gjë të rëndësishme në agjendë që nuk mund të fshihet?
4. Cila është loja jote e preferuar?
5. Cili është kokteji i preferuar?
6. Ke ndonjë kafshë që të bezdis?
7. Çfarë ideje ke në kokë për takimin ideal?
8. Kush është njeriu më i afërt i familjes?
9. Cili është vendi yt i preferuar në të gjithë botën (ku do doje të shkoje)?
10. Cila është puna e ëndrrave?
11. Ke lexuar ndonjë libër të bukur së fundi?
12. Je natyrë maceje apo qeni?
13. Je e fiksuar pas spektakleve televizive?
14. Ç’lloj muzike të pëlqen të dëgjosh?
15. Ku e sheh veten pas disa viteve?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.