×
  • Extra
  • Extra

    Llamba e cila qëndron e ndezur nga viti 1901

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 13:44

    Për shoqërinë e konsumit të shekullit 21, teknologjitë që sot na ndihmojnë në jetën e përditshme njëqind vjet më parë, ishin të paimagjinueshme. Çdo pajisje shtëpiake që e blejmë në ditët e sotme ka një garanci për dy vjet dhe pas kësaj, me pak fat ndoshta do të zgjasë edhe disa vite të tjera. Kur bëhet fjalë për llamba, ato me një dritë inkandeshente kanë një afat minimal prej rreth 1000 orësh. Ato fluoreshente zgjasin për një maksimum prej 30,000 orësh dhe LEDs janë më të qëndrueshme. Deri në mes 50,000 dhe 100,000 orësh.


    Por një llambë e vogël në një stacion zjarri në Livermore, Kaliforni, qëndron e ndezur vazhdimisht që nga viti 1901. Vetëm një herë është fikur për  22 minuta në vitin 1976 kur stacioni u zhvendos në një adresë tjetër, transmeton Reporteri.net

    Prej nga erdhi kjo llambë e pabesueshme dhe përse qëndron e ndezur për një kohë kaq të gjatë?

    Ajo u prodhua në Ohiou Shelby në Shelby Electric Company në fund të viteve 1890. Për herë të parë, u ndez në Livermore në vitin 1901, blerë nga Dennis Bernal, pronar i Powermore dhe Livermore Plumbing Company. Kur ai shiti kompaninë atë vit, Bernal ia dhuroi llambën një stacioni lokal të zjarrfikësve. Së pari, ajo u përdor një një makinë të zjarrfikësve, pastaj në një garazh dhe në një sallë të qytetit. Pas kësaj përfundoi në  Stacionin e Zjarrit 6 dhe u dogj për 118 vjet ose më shumë se një milion orë. Ajo gjithashtu është përfshirë në Librin Guinness  të rekordeve që nga viti 1972. Njerëzit mund ta shikojnë atë në kohë reale nëpërmjet një ueb kamere.

    Besohet se kjo llambë nuk ndryshon shumë nga çdo llambë tjetër e prodhuar nga Shelby Electric në kohën e krijimit të saj. Përndryshe, ajo u prodhua shumë kohë përpara se afati i kohëzgjatjes së saj të jetë vendosur nga vetë kompania në vitet 20 të shekullit të kaluar. Atë kohë në Suedi, udhëheqësit e prodhuesve më të mëdhenj të llambave në botë u bashkuan: Philips, Osram dhe General Electric duke formuar kartelin Phoebus. Ata menjëherë ranë dakord se duhej të vendosnin një jetëgjatësi prej 1.000 orësh  për çdo llambë. Natyrisht, më vonë e shkurtuan jetëgjatësinë e tyre për të ndërtuar kapital.

    Markus Krajewski, profesor në Universitetin e Bazelit, Zvicër, i cili po ashtu kishte studiuar kompaninë Phoebus, tha: “Qëllimi i kartelit ishte zvogëlimi i jetëgjatësisë së llambave për të rritur shitjet”. Karteli Phoebus u shpërbë vetëm disa vjet më vonë, por standardet industriale që krijuan kanë jetuar më gjatë, si dhe modeli i tyre “i planifikuar i vjetërimit”, në të cilin produktet janë projektuar të kenë një jetëgjatësi artificialisht të shkurtër, në mënyrë që kompanitë të mund të gjenerojnë shitje më të larta. /Reporteri.net

    Në linkun më poshtë mund të shihni fotot e llambës çdo ditë:

    http://www.centennialbulb.org/photos.htm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!