Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se audio-incizimi i sotëm i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, është prerë dhe cunguar dhe se mban interpretime e komente.
Ajo thotë se lidhur me këto, do të ballafaqohet në gjyq me ish-liderin e Listës Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala.
“Sot biseda e lëshuar, të cilën e kam dëgjuar para se të vija në studio te ju, për dallim të asaj mbrëmë që e kam dëgju në studio, në kuptimin e përmbajtjes kur kam lexu titujt, e kam kuptu që sot përveç që është e prerë, dmth është e cunguar, gjithashtu përmban edhe interpretime edhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës, për të cilat ne tash definitivisht do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës është incizimi i pa autorizuar prej Slavko Simiq, si e dytë e punës është mos marrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e tretë e punës është komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit e personalitetit tim”, deklaroi Kusari-Lila.
Ajo tha se asnjëherë tjetër nuk ka pasur komunikim me Radoiçiqin, pos atyre tre minutave të cilat i ka konfirmuar edhe vetë.
“Ajo krejt çfarë është duke u propagandu, përfshirë edhe atë materiak i cili ka dalë për pesë herë, e kontestoj me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin. Unë mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë sa është e vërtetë që sonte jam në studio te ti se nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç të asaj që e kemi dokumentu ose e kemi konfirmu në fakt atë tre minutshin që e kam dëgju Radoiçiqin duke u anku për hapësirën e ngushtuar nga kryeministri Kurti për të qendru në Kosovë, as edhe një tjetër të vetme”, tha Kusari-Lila. /ATV
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka deklaruar se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, nuk do të duhej të kishte komunikim me Milan Radojçiq.
I pyetur se si ndihet nën përfaqësimin e Kusari-Lilës, Rrahmani ka deklaruar se ajo nuk e përfaqëson atë.
“Unë edhe para se të dalin këto audio-incizime, të cilat kanë dalë, kam pasur qëndrimet e mia dhe natyrisht se ajo e prezanton grupin parlamentar të LVV-së, përderisa është shefe e grupit, mirëpo unë…qëndrimet që m’i keni parë janë personalet, individualet. Natyrisht se në aspektin e përfaqësimit politik, Mimoza Kusari ka orientim tjetër politik dhe aspektin ideologjik nuk më përfaqëson, as para se me dal këto audio-incizime as tash, mirëpo si shefe e grupit, ajo prezanton grupin e LVV-së sepse është e zgjedhur prej deputetëve…Nuk më përfaqëson dhe as nuk më ka përfaqësuar në aspektin ideologjik punën që e bëjmë, ligjet që bëhen…në aspektin e përfaqësimit, përfaqësoj veten. Nuk më përfaqëson askush.”, ka deklaruar ai.
Gjersa tha se nuk ka koment lidhur me përgjimet e publikuara, Rrahmani theksoi se askush, përfshirë edhe Kusari-Lila, nuk do të duhej të diskutonte me një person si Radojçiq.
“Ajo çka pashë dje në përgjimet, të cilat janë bërë, nuk është se kam koment…komunikime të tilla t’ketë politikë shpeshherë…nuk është se kam koment, nuk është gjë e mirë që ka ndodhur për shkak se është një person që është në kërkim nga institucionet përgjegjëse të Kosovës dhe nga SHBA-të dhe nuk do të duhej që të kishte komunikim…asnjë person nuk duhet të ketë diskutim me një person që kërkohet nga policia”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se ajo kishte folur pesë herë Milan Radojiçiqin, i cili gjendet në listën e zezë të ShBA’së.
Hoti ka thënë se Kusari-Lila nuk ka mundur të flasë pesë herë me Radojiçiqin pa lejen e shefit të saj, duke aluduar për kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka kërkuar dorëheqje e largim nga politika.
“Pesë herë kanë biseduar me një të akuzuar nga organet tona të drejtësisë që ka urdhër-arrest, e që është edhe në listë të zezë të amerikanëve, për tu kordinuar për: energjinë në veri, votimin e ligjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e koordinime të tjera. Kaq për këta hipokritë e mashtrues.
Të jemi të qartë: Ajo nuk ka mundur të flasë pesë herë me atë person pa lejen e shefit të saj. Ka mundur të flasë një herë, por jo pesë herë. Dorëheqje e largim nga politika. Për përgjegjësi të tjera flasin organet kompetente”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, sot është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.
Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.
“Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”
Audio-incizimi, pjesa e dytë: Letra e Radojiçiqit për “komunikim direkt me Kusari-Lilën”
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë për qeverinë aktuale të Kosovës që po i koordinon aktivitetet me bandat në veri të Kosovës përmes Listës Serbe teksa i ka ndërprerë kontaktet e drejtpërdrejta me liderët e Luginës së Preshevës.
“Nga përgjimet e fundit faktizohet se Qeveria Kurti koordinon dhe sinkronizon aktivitetet me bandat në Veri të Kosovës përmes Listës Serbe edhe me personin e shpallur Non-Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Arifi në Facebook.
“Ndërkaq, me liderët e Luginës së Preshevës, kjo qeveri ka ndërprerë kontaktin e drejtpërdrejtë duke mirëpritur konspiracione dhe ngritur komplote antidemokratike nga këshilltari i izoluar i Kuvendit Komunal në Preshevë, kështu për të shkelur mbi vullnetin politik të shqiptarëve të Komunës së Preshevës, ku edhe rrezikohet destabilizimi i Luginës së Preshevës”.
Arifi e përmbylli shkrimim e tij që për Altarin e Lirisë nuk negociohet kurrë.
“Të gjithë, e aq më shumë partnerët ndërkombëtarë e kanë kuptuar boshtin e politikës strategjike të kësaj Qeverie! Nuk e kuptoj dot, si arritëm nga ‘Jo-Negociata, Vetëvendosje’ në parimin e ‘Reciprocitetit’ e deri tek negociatat me Listën Serbe për politikat që tangojnë UÇK-në në Kuvendin e Republikës”.
“Për Altarin e Lirisë nuk negociohet sot as kurrë, as me Milanin veç për ‘2-3 Minuta’”.
Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë se në standardet e tij biseda e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Slavko Simiq e Listës Serbe është një bisedë normale në mes të dy grupeve parlamentare.
Por, Gorani tha se standardet e tij ka kohë që nuk konsiderohen normale.
E bazuar në standardet e Lëvizjes Vetëvendosje, Gorani ka thënë se kjo që ka bërë Kusari-Lila është ”tradhti kombëtare“.
”Shikuar nga standardet e mia ajo qe e ka bërë Mimoza Kusari-Lila është një bisedë normale në mes dy grupeve parlamentare. Por këtu nuk bëhen fjalë për standarde të mia, sepse këto standarde ka kohë që nuk janë standarde normale. Sipas standardëve të pushtetit Mimoza Kusari-Lila kjo ish dashur të konsiderohet tradhti kombëtare, tradhti e parimeve, tradhti e votuesve“, ka thënë Gorani në Pressing të T7.
Po ashtu, ai ka deklaruar që gjatë kohës sa ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte e ndaluar çfarëdo komunikimi me partitë shqiptare të pushtetit, por në veçanti me Listën Serbe.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, është munduar t’i dalë në mbrojtje Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, pas publikimit të një audio-incizim ku dëgjohet ajo duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ai ia përmend edhe një bisedë që ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serb nga veriu, që gjendet në listën e zezë të Amerikës.
Muja ka goditur opozitën, duke thënë se po tentojnë ta bindin publikun se “LV është njëjtë sikurse ata”.
“Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, ka shkruar Muja.
Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.
Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.
“Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”
E një mesazh të Radojiçiqit, deputeti Slavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.
Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.
“Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.
Kusari poashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.
Në pjesën e dytë të audio-incizimit të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, flitet edhe për PDK-në.
Aty Simiq i hedh poshtë pretendimet e VV-së së Lista Serbe dhe krimineli Milan Rajdojiçiq dirigjohen nga PDK-ja.
Në këtë bisedë i publikuar si audio-incizim nga Gazeta Nacionale, Simiq ia lexon Kusari-Lilës një mesazh të Milan Radojiçiqit, i cili kishte shkruar se dëmet më të madh në jetë ia kishte bërë PDK-ja.
Audio-incizimi, pjesa e dytë: Letra e Radojiçiqit për “komunikim direkt me Kusari-Lilën”
Në atë mesazh, po ashtu, krimineli serb thotë se do të përballet me PDK-në sa të jetë gjallë.
“E para, PDK-ja është struktura që më ka shkaktuar më se shumti dëme në jetë. Dhe do të përballem me ta sa të jem gjallë.”, thuhet në mesazhin e Radojçiqit, i cili i lexohet Kusari-Lilës nga deputeti Simiq.
Dhe derisa Radojiçiqi po vazhdonte të ankohej para shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga shteti i Kosovës, në një moment ia thotë edhe këto fjalë në mesazh: “Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë”.
“Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohet pjesa e dytë e bisedës së Kusari-Lilës me Simiqin
Zëvendësministri Blerim Sallahu, në ditën kur u publikua pjesa e dytë e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari – Lilës e Sllavko Simiqit, Sallahu u mor sërish me opozitën.
Sallahu pretendon se përgjimet janë të porositura nga opozita.
Ai ka shkuar edhe më larg ku ka thënë se Lista Serbe është themeluar nga ish-kreu i PDK-së.
Postimi i plotë:
Simiq paska theksuar se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”.
Si është e mundur të thuhet diçka e tillë kur përfaqësuesit e Listës Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës.
Kjo tregon saktë se keto audioincizime janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska.
Pra, PDK, mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska.
Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit të bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit nga Lista Serbe.
Në reagimin e saj, Kica-Xhelili ka thënë se Kusari-Lila nuk është protagoniste këtu, por ndërmjetësuese.
Sipas saj, në Grupin Parlamentar të LVV-së askush nuk guxon të flasë me askënd pa ‘bekimin nga lart’.
“O jo, jo. E keni huqë! Nuk jeni taku “veç me Listën Serbe” por keni fol me Radojçiçin, që është futur në listën e zezë të SHBA-së, dhe atë PASI që e kanë futur. Jo një por DISA herë! Relativizojeni sa të doni. Asgjë nuk e zhbën demaskimin që po ju ndodh”.
Tutje, deputetja opozitare ka thënë se LVV-në nuk e shpëton më asnjë referencë e të kaluarës sepse “ju e keni sabotuar të tashmen e të ardhmen në të njëjtën kohë që keni demaskuar qenien tuaj të të gjitha kohërave”.
“Besa s’e keni huqë hiç. Aspak! Shumë mirë po e dini çka ka ndodhur. Prandaj krejt ky panik!”, ka përfunduar ajo.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas videos së publikuar të VV-së në të cilën u tha se opozita dikur kishte amnistuar kriminelët serbë, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se VV është në panik, dhe se tani po vazhdojnë me avazin e shpifjes.
Tutje ajo shkruan se askush nuk ia ka amnistuar kriminelët, e sipas saj, ka qenë Kryeministri Kurti ai i cili Oliver Ivanoviqin e ka lartësuar me dedikim të veçantë
“LVV është në panik! Në vitin e tretë të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin. Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
“E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Ncuk. Nuk kalon”, ka shkruar tutje ajo.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar opozitën e tanishme.
Vetëvendosje thotë se deputetë të opozitës, disa tani edhe gazetarë, kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar “pro” 91 deputetë.
Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë kohë nga VV-ja e shoqëria civile.
VV sulmon opozitën dhe Berat Buzhalën, disa orë pas publikimit të audio-incizimit të Kusari-Lilës
Një audo-incizim mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, është publikuar sot nga Gazeta Nacionale. Audio-incizimi i publikuar është i qershorit të vitit të kaluar.
Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.
Pjesë nga biseda:
Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”.
Mimoza: “Dy tre minuta”.
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”.
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe cfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”.
Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiqi, i cili është vec kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”.
Mimoza: Pse po më thua mua?
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”.
Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja”.
Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar opozitën e tanishme.
Vetëvendosje thotë se deputetë të opozitës, disa tani edhe gazetarë, kishin nënshkruar në atë kohë aministimin e kriminelëve serbë, ku pikërisht në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar “pro” 91 deputetë.
Në video kanë publikuar pamje të protestave kundër këtij ligji të mbajtura atë kohë nga VV-ja e shoqëria civile.
Në fund, VV përmes kësaj video thotë se tani shumë nga ata kriminelë serbë janë arrestuar dhe se ka rend dhe ligj edhe në veri, me Qeverinë Kurti.
Postimi i plotë:
10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.
Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!
Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.
Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.
Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.
Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier sot para mediave ka folur edhe për përgjimet e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe Milan Radojiçiqi.
Ambasadori Hovenier i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, nuk ka komentuar shumë, por ka thënë se liderët politikë në Kuvend kanë komunikim me të gjitha palët, por duhet ditur se Radojiçiqi është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.
Ai gjithashtu ka folur edhe për veriun e Kosovës, ku ka thënë se ShBA-ja dëshiron koordinim.
Hovenier ka thënë se ShBA-ja dëshiron që Kosova t’i arrijë qëllimet e veta e se e mbështet një Kosovë demokratike dhe sovrane.
“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.
Hovenier: Menaxhimi i veriut është i ndjeshëm, prandaj duam koordinim
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka komentuar audio-incizimin midis Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.
Rashiq thotë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, do të mund ta ketë bërë incizimin e publikuar në media mes tij dhe shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.
Por që Rashiq tha se kjo bisedë tashmë e publikuar nuk e ka befasuar atë pasi sipas tij, në politikë duhet të ketë komunikim politik.
“Simiqi ka qenë aty me qëllim, duke po supozoj që ai ka pasur një rol, një detyrë për të bërë një incizim, kështu bile po më duket kisha thënë, sepse kjo shihet që është dikund në zyre dhe ju mundeni sa i përket fuqisë së zërit ta vlerësoni kush është më afër, kush më larg mikrofonit. Kështu dhe fatkeqësisht nuk është diçka që më befason si koncept, sepse dihet që në politike ka metoda të ndryshme por disa janë morale, disa sikurse kam pritë prej tyre nuk janë normale dhe çfarëdo lloj komunikimi që bëhet në aspektin e tillë, është për mua keqpërdorim kështu të një besimi politik”, tha ai në Teve1.
Më tutje ai përmendi edhe raste ku në të kaluarën sipas tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte quajtur Radoiçiqin si mik të shtëpisë.
“Në përgjithësi ai person ka ardhë si imponim i dikujt tjetër dhe atë person e kemi trashëguar të gjithë ne, duke ju përfshirë edhe ju sepse imponimi ka ndodhë prej jashtë dhe kjo ka ndodhë duke nisur prej vitit 2013. Dhe që të sqarohemi edhe njëherë në 2013 me nënshkrimin e parë të marrëveshjes së Brukselit këtë lirinë e shprehjes ose “veprimit politik”, i cili në këtë rast inkorporon në politik kriminel ka qenë i inkorporuar së bashku me këtë marrëveshjen, e pastaj ai rrjeti prej 2013-tës, është fuqizuar dhe në fund të 2022-ës, është diqka që është trashëguar e cila me çdo dyshim po iu tregon edhe këtë incizim nëse kam dëgjuar që po përmendet figura e Radoiçiqit si negociator. Dhe po ua rikujtoj se para Mimozes ose me thënë shumë më herët Mimozes prej vitit 2017, 2018, 2019 e ka lloj lloj të ndryshëm të përfaqësimit të lartë që unë do ti citoj tash, psh ish-kryeministri ka thënë bukfalisht ka qenë mysafir në televizionin në Çagllavicë është “Slobodno Srbski”, i cili ka thënë që Radoiqiqin e ka mik të shtëpisë, kryeministri zoti Haradinaj, dhe kjo është një info e vjetër. Prandaj jo vetëm ajo që ai është i vetmi që ka pasë guxim të tregoj një gjë të tillë por ju e dini që në forma të ndryshme dhe duke nisur nga zotëri Thaçi deri te tjerët, kanë deklaruar se kanë një bashkëpunim dhe kjo ka qenë jo vetëm në formën verbale por në formën politike”, shtoi ai.
Gjatë ditës së djeshme është publikuar një audio-incizim ndërmjet shefes së grupit parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq.
Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta Nacionale.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Aktivisti i PDK-së, Trim Syla, ka rifilluar protestën e tij ndaj pushtetit.
Përmes parullës se tij, ai ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për përgjimin e shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
“Albin, me Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar përgjimet e publikuara dje në media mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Abrashi nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”.
Ai shpreh bindjen se opozita po ndërmerr një fushatë agresive kundër qeverisë së Albin Kurtit përmes lidhjeve të tyre të ngushta me Listën Serbe. Abrashi thekson se ata nuk janë të befasuar dhe se kundërshtarët e tyre politikë po krijojnë çështje të paqena me qëllim të kundërshtimit të qeverisë së LVV-së.
Abrashi gjithashtu theksoi se kundërshtarët e tyre kanë arritur në një nivel të tillë që krijojnë situata të pazakonta për të kundërshtuar qeverisjen e LVV-së, veçanërisht në çështjen e veriut të Kosovës.
Deputeti i VV-së shprehet se qeveria e Kosovës ballafaqohet me sfida serioze dhe është e detyruar të përmbushë obligimet e saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, duke përfshirë edhe zgjerimin e sovranitetit të vendit në tërë territorin e Kosovës.
“Nuk jemi aspak të befasuar me këto forma të intimidimit politik. Unë ndryshe nuk mund ta quaj këtë. Kjo fushatë agresive e opozitës fillimisht pastaj e disa zgjatimeve të saj në disa media të bizneseve të caktuara e siç po shihet edhe me lidhje shumë të fuqishme me Beogradin nëpërmjet Listës Serbska ka pru një situatë të tillë ku krijohen tema përmes së cilave synohet që të komprimitohet qasja shumë serioze e pushtetit të udhëhequr nga Vetëvendosje veçanërisht me çështjen e veriut,” – deklaroi Abrashi në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.
“Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët”, pohoi ai më tej.
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është tallur për shefen e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilës dje iu punlikua një bisedë me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, e që në të përmendet dhe një bisedë me Milan Radojiçiqin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka ironizuar me deputeten e VV-së duke thënë se pas përgjimeve duhet të jep dorëheqje Milan Radojiçiq.
“Veç pak fytyrë me pasë Radojiçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje!”, ka shkruar Klinaku.
Gjatë ditës së djeshme, gazeta Nacionale ka publikuar një audio-incizim të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, incizim ky i qershorit të vitit të kaluar.
Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.
Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusarit me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, duke fajësuar mediat në Kosovës.
Në një postim në Facebook, Muzaqi ka thënë se mediat në Kosovë “energjinë” e marrin nga Fondet Soros dhe Fondet e Rusisë dhe Serbisë.
Reagimi i tij:
CIKLI I KREBSIT dhe KREBSI (përkthe nga gjermanishtja: KANCERI) PREJ CIKLIT TË MEDIAVE TË SHITURA!
Po paraqes një analogji në mes një procesi biokimik që ndodhë në qeliza të gjalla përmes të cilës seri reaksionesh sigurohet energjia për mbijetesën e organizmave. Ky proces quhet Cikli i Krebsit.
Analogjia me ciklin e ndërveprimeve të disa mediave të cilat “energjinë” e marrin nga burime si Fondet Soros dhe Fonde të Rusisë e Serbisë, e riqarkullojnë dhe e bashkojnë me fonde të bizneseve të tyre të dyshimta për të përfituar më shumë kapital të cilin e shfrytëzojnë për më shumë goditje (qepime) Qeverisë së Republikës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Mbijetesa nga CIKLI I KREBSIT siguron jetë për organizmin kurse mbijetesa e “Krebsit të ciklit..” rrezikon shtetin tonë, andaj duhet ta demaskojmë!.
Është publikuar pjesa e dytë e përgjimit të bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiqit nga Lista Serbe.
Në pjesën e dytë të përgjimit të publikuar dëgjohet Kusari-Lila dhe Simiq duke biseduar për Milan Radojiçiqin.
Në dy reagime të bëra në Facebook, deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra ka shkruar se “5 herë nga 2-3 minuta. S’ka dert që Milani s’është i pastër për Amerikë, me rëndësi për Vetëvendosjen po”.
Gjithashtu ajo shkruan se “raporti i vërtetë i PDK-së me Millanin, ndryshe prej rrenave t’kazanit t’kuq”