×
  • Lajme
  • Lajme

    18 rastet e reja me Coronavirus janë nga këto komuna

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 20:47

    Edhe sot nuk ishte ditë e mirë për numrin e rasteve me coronavirus, megjithatë ishte ditë e mirë për të shëruarit.


    Në ditët vendimtare kur po shqyrtohet lehtësimi i masave në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja, shkruan Reporteri.

    Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

    Kujtojmë se faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë është planifikuar të fillojë nga 18 maji, megjithatë gjithçka do të varet nga numri i rasteve gjatë ditëve në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!