Pas mbylljes së nëntë objekteve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, punëtorët që ishin të punësuar aty mund t’i marrin gjësendet personale në stacionin policor në veri.
Kjo u konfimuar për gazetën online Reporteri.net, nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani.
Materialet dhe gjësendet personale të punëtorëve gjenden në kamionin e Policisë së Kosovës.
Më 5 gusht, autoritetet në Kosovë mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, vendim që u kritikua nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.