×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Kamioneta godet për vdekje fëmijën 1-vjeçar në Prishtinë

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 17:55
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë. Një kamionetë ka goditur një fëmijë të moshës 1-vjeçare, me ç’rast viktima ka ndërruar jetë.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020).”

    “Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

    Tutje ajo ka shtuar se me vendimin e prokurorit ngasësi i automjetit është dërguar në ndalim për48 orë.

    “Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor me vendim të prokurorit kanë ndaluar ngasësin e automjetit për 48 orë, ndërkohë që janë duke punuar në ndriqimin e rrethanave të këtij aksident”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!