×
  • Lajme
  • Lajme

    2 mijë e 772 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 8:17

    Saktësisht 2 mijë e 772 qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë të porsalindur dhe nëna lehona.


    Ndërkaq, që nga 8 shkurti i vitit të kaluar, janë testuar 1 milion e 102 mijë e 242 qytetarë, prej të cilëve 156 mijë e 578 rezultuan pozitiv me koronavirus.

    Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, janë shëruar 135 mijë e 258.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 18 mijë e 548.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!