×
  • Lajme
  • Lajme

    2 persona me coronavirus në gjendje të rëndë, 15 të shtruar në Infektivë

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 10:54

    Në Klinikën Infektive në QKUK, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë, por prej tyre me coronavirus janë gjithsej 15 raste.


    Sipas raportit ditor të Infektivës, në gjendje të rëndë janë 2 persona, kurse 4 me oksigjenoterapi, shkruan Reporteri.net.

    Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

    • 9 raste janë në gjendje stabile,

    • 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

    • Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

    “Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë Covid-19 pozitivë dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar”, thuhet në raportin e Infektivës.

    Tutje, theksohet se sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

    “Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë”, përfundon raporti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!