Sot bëhen 20 vjet që nga masakra në Padalishtë të Skenderajt, ku kriminelët serbë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare.
Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skenderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26 dhe 27 mars 1999 në Padalishtë, masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj.
Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.
Ndërkaq, krimet e Slobodan Milosheviqit në Kosovë nuk janë dokumentuar akoma. Për evidentimin dhe ndëshkimin e autorëve të mizorive të kryera është ndërmarrë një iniciativë pas 20 vjetësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.