Hoteli me tetë kafe i cili u shemb nga tërmeti që goditi Shqipërinë, kishte zënë poshtë edhe djalin e pronarit, Klajdi Qato, i cili pas 21 orë kërkimesh u arrit të nxirret i gjallë nga ato. Gjatë atyre orëve të zgjatura të kërkimit ai gjatë gjithë kohës komunikonte me shpëtimtarët.
Gjatë kësaj kohe është arritur të bëhet edhe një video, e cila tregon përpjekjet për mbijetesë të Qatos në njërën anë, dhe shpëtimtarëve që po përpiqeshin ta nxirrnin gjallë nga aty. Ata shihet teksa edhe komunikojnë në mes vete.
Klajdi kishte arritur të shpëtojë duke u futur poshtë krevatit në momentin e tërmetit.
Gjatë kohës sa ai qëndronte poshtë rrënojave, iu dha ushqim, komunikonte me shpëtimtarët, e edhe me babain e tij përmes radio-lidhjeve, që po e priste nën ankth jashtë rrënojave.
Rrënojat e hotelit Palma, kishin zënë Klajdin 25 vjeç, bashkë me gjyshen dhe gjyshin e tij. Ky i fundit 87 vjeç, për dallim nga bashkëshortja dhe nipi i tij, nuk arriti të mbijetojë.
Klajdi u arrit të nxirret nga rrënojat me ndihmën e ekspertëve grekë të emergjencave, rreth orës 00:30, pas rreth 20 orë qëndrimi nën grumbullin e betonit të shembur. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.