×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari 33 vjeçar rrah babin e tij derisa e bën për spital

    Reporteri
    14 Tetor 2021 | 9:10

    Një 33 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Kaçanik, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-në e Kaçanikut.

    Policia bën me dije se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

    “Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:30 ka pranuar një informacion se në një shtëpi banimi në Kaçanik është një rast i dhunës në familje .

    Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

    I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!