×
  • Lajme
  • Lajme

    81.7% e qytetarëve në Prishtinë jetojnë në shtëpi të vjetra, 15.1% në shtëpi të shkatërruara

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 13:34

    Komuna e Prishtinës bëri sot prezantimin e hulumtimit “Vlerësimi i nevojave të familjeve të skemës sociale”, qëllimi i të cilit është paraqitja e një pasqyre të qartë të gjendjes sociale reale në Prishtinë.

    Ky hulumtim është nisur më 17 maj të këtij viti dhe ka përfunduar me 15 nëntor. Hulumtimi është kryer në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës me Departamentin e Psikologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina”.

    Premtim Fazliu koordinator në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale tha se kanë arritur që hulumtimi të realizohet në 1114 familje apo 57.4%.

     “Apartamentet banesore 18.1%, shtëpi e re në gjendje të mirë 23.2%, shtëpi e vjetër në gjendje relativisht të mirë 81.7%, shtëpi e shkatërruar 15.1%, akomodim për refugjatë (kamp ndërtesë e adaptuar) 0.8% , tjetër 2.4%”.

    “Prona ku jetojnë në 60.5% të rasteve është i ndonjë anëtari të familjes, 17.7% të afërmve, 13.5% jashtë familjes, 4.8% komunës/shtetit dhe të tjerë. Qiraja e paguar ndryshon nga 50 deri në 320 euro ne muaj me qira mesatare prej 130 euro për muaj”, deklaroi Fazliu.

    Sa i përket ekonomisë dhe shpenzimeve ka rezultuar se për ushqim raportojnë të shpenzojnë nga 5 deri në 600 euro në muaj me mesatare prej 137 euro në muaj.

    Sa i përket financave, shumica dërmuese 80% raportojnë hyra në mes 101 deri 300 euro, 17% në mes 301 deri 500 euro dhe pjesa tjetër mbi 500 euro.

    “39% të familjeve raportojnë se të kenë huazuar para dhe kryesisht nga familjarë apo miq 81% pasuar nga bankat tregtare me 12 dhe 3% nga huamarrës joformal. Shumat e huazuara janë nga 10 euro deri në 50.000 euro. Shuma mesatare e huazuar është 854 euro me këste mujore mesatare prej 40 euro në muaj”, deklaroi Fazliu.

    Sa i përket borxheve shërbimet publike sipas këtij hulumtimi ka rezultuar se 47% raportojnë të kenë borxhe për ujesjellës nga 1 deri në 5000 euro më një mesatare prej xx euro. 46% raportojnë të kenë borxher për rrymë elektrike nga 10 deri në 30000 euro me një mesatare të borxhit prej xx euro.

    Nga 1303 të dhëna të mbledhura për anëtarë që vijojnë edukimin të gjitha nivelet 93.5 e vijojnë edukimin në institucione publike dhe vetëm 5.81% e vijojnë edukimin në institucionet private. Sa i përket distancës së shkollës 39.3% raportojnë që distanca është nën 1 km, 34.3% distanca prej 1-3 km, 15.6% distance prej 3-5 km, 6.17% prej 5-10 km dhe 4.5% mbi 10 km. Sipas deklarimit të kryefamiljarëve ata që vijojnë kopshtin, shkollën fillore apo të mesme 97.2% e vijojnë në baza ditore. 69% të familjeve raportojnë shpenzime për edukim gjatë vitit që sillen prej 10 deri në 10000 euro me një mesatare prej 273 euro ne vit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!