×
  • Lajme
  • Lajme

    9 ditë nga vjedhja e kasafortës në AUV, asnjë i arrestuar deri më tani

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 13:20

    Janë bërë nëntë ditë prej kur ndodhi vjedhja e kasafortës brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


    Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka treguar për Reporteri.net se çka saktësisht ka pasur në arkën e vjedhur.

    “Arka metalike në momentin që është vjedhur ka pasur brenda para në vlerë 1,523.58 euro (njëmijepesëqindenjëzetetre euro e pesëdhjetedy eurocentë), dhe 30 euro kartela mbushëse telefonike (10×3.00=30.00 euro). Po ashtu, aty kanë qenë të vendosura kopje fizike të planeve arkitektonike dhe të inxhinierisë të objekteve të AUV-së, (planet e objekteve ekzistuese për tri objektet dy laboratorët dhe ndërtesa e administratës qendrore). Këto plane shfrytëzoheshin për mirëmbajtjen e objekteve në raste të prishjes, apo defekteve teknike që paraqiteshin. Arka përdorej për ruajtjen e parave të imta (kesh) për nevoja të pagesave të ndryshme me vlerë deri në 100 euro”, ka deklaruar Thaçi për Reporteri.net.

    Përkundër kohës së kaluar, organet e rendit nuk kanë arritur ta kapin asnjë nga personat e dyshuar për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Express se në bashkëpunim me policinë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.

    Në gjithë këtë skandal, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka supsenduar vetëm një zyrtar të policisë.

    Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor në fjalë, nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

    “Zyrtari policor (tashmë i suspenduar) që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se ai ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”, është thënë në njoftimin e IPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!