×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të hapen kafiteritë para datës 1 qershor, tregon ministri Vitia

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 18:34

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që mbajti sot ku njoftoj lehtësimin e masave, ka folur edhe për mundësinë e hapjes së kafiterive para datës 1 qershor, kur ishte planifikuar hapja e tyre në fazën e tretë.


    Ai tha se hapja e kafiterive do të varet nga situata epidemiologjike në terren, shkruan Reporteri.net.

    “Sa i përket hapjes së kafiterive kjo varet nga situata epidimiologjike në terren, nga data 1 qershor do të hapet faza e 3 dhe IKSHPK do ta bëjë analizën dhe besoj që s’do të ketë vonesa në hapjen e kafiterive dhe gastronomisë”, tha Vitia.

    Me fazën e tretë, hapja e kafiterive parashihet nga data 1 qershor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!