×
  • Lajme
  • Lajme

    A ishin ndërkombëtarët në dijeni për aksionin e sotëm në veri, flet kryeministri Haradinaj

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 14:31

    Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale.


    Haradinaj ka thënë se ky aksionin ishte një përpjekje e Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën askush nuk mund ta mohojë, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka falënderuar policinë, dhe gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë aksion.

    Kryeministri Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se në aksionin e sotëm në veri të vendit nuk ishte e përfshirë ushtria e Kosovës dhe se palët ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara me kohë.

    “Kom apeluar të mos mohohet përpjekja e Kosovës për me luftu krimin e organizuar. Falënderoj policinë e Kosovës për punën që ka bërë. Ushtria nuk ka qenë e kyçne se nuk është punë e saj. Kanë qenë në dijeni ndërkombëtarët për këtë operacion” ka thënë Haradinaj.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!