×
  • Lajme
  • Lajme

    A u gjobitën anëtarët e PSD-së për aksionin e sontëm para Qeverisë, flasin nga Policia

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 22:43

    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para Qeverisë duke protestuar ndaj masave anti-Covid që ka marrë Qeveria e Kosovës.


    Gjatë këtij aksioni, anëtarët e PSD-së e kanë quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, “Dr. Hipokriti”.

    Po ashtu, lidhur me këtë aksion që ndodhi gjatë orës policore, për Gazetën Online “Reporteri”, kanë folur nga Policia e Kosovës, se nëse anëtarët e këtij subjekti politik janë gjobitur.

    “Policia do të ushtroj autorizimet e saj në formën me të përshtashme në varësi të rrethanave që karakterizojnë secilin aktivitet perfshirë këtu edhe aktivitetin e sontëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Pra, “Do të vlerësohet se a do ipet gjoba live apo i dërgohet. Pastaj i ipet vërejtje që është vlerësim brenda kompetencave të zyrtarëve që monitorojnë aktivitetin.”
    Lidhur me këtë aksion, përmes një konference për media, Dardan Molliqaj tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme që të lejohet zhvillimi i aktivitetit të tyre politik.
    “Ne besojmë në konevetën e të drejtave të njeriut, që garanton të drejtën e asocimit. Në radhë të dytë, PDS ka bo kërkesë në MPB për leje të aktivitetit të stafit të saj politik. Nga Qeveria Kurti 2, nuk kemi marrë përgjigje, do të duhej të kishimin një përgjigje nga MPB që aktivetete politike që janë të rëndësishme, të marrim leje. Për këtë arsye në mënyrë simbolike pa rrezikuar jetën askujt, nuk jemi të papërgjegjshëm që të rrezikohet jeta e qytetarit, por në anën tjetër nuk guxojmë të mos e shprehim alarmin”, tha ai.
    Po ashtu, ai u prit edhe nga policët e Kosovës, të cilët e mbikqyrën aksionin e tyre politik.

    PSD në aksionin e sontëm e quan Arben Vitinë “Dr. Hipokriti”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!