Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili u dorëzua sot nga Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Abdixhiku, aplikimin e Kosovës në KE, e ka quajtur hap të domosdosshëm për t’u integruar drejt familjes euroatlantike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka thënë se LDK-ja e mbështet këtë proces.
“Aplikimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i domosdoshëm për shtetin tonë dhe integrimin e synuar drejt familjes euroatlantike. Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbështesë këtë proces në të gjitha kapacitetet e saj politike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Këshilli i Europës e konfirmon aplikimin zyrtar të Kosovës për anëtarësim
Tutje, Abdixhiku ka deklaruar se pikërisht sot, i ka dërguar një letër Presidentit të EPP, z. Donald Tusk, ku ka kërkuar mbështetje në proces të aplikimit në KE, transmeton Reporteri.net.
“Si anëtarë të EPP-së, ne do të shfrytëzojmë të gjitha kanalet komunikuese tona në këtë drejtim. Prandaj sot, menjëherë pas aplikimit zyrtar, kam nisur një letër në drejtim të Presidentit të EPP z. Donald Tusk. Në këtë letër kam kërkuar mbështetjen e parezervë të familjes sonë evropiane për aplikmin e Kosovës; mbështetje e domosdoshme në Komitetin e Ministrave e në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës – aty ku deputetët e EPP-së përbëjnë grupin më të madh politik sot.”
Abdixhiku shtoi se këtë mesazh do ta përcjell edhe nga afër në Kongresin e rradhës të EPP-së, që do të mbahet gjatë muajit maj në Rotterdam të Holandës.
Postimi i plotë i Abdixhikut: