×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Gërvalla dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 11:50

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka dorëzuar dosjen për aplikim në Këshillin Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi nga kabineti i saj.

    https://twitter.com/sharrjakupi/status/1524686077449146369?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1524686077449146369%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyrtare-gervalla-ne-strasburg-dorezon-aplikimin-per-anetaresim-ne-keshillin-e-evropes%2F

    Gjatë ditës së sotme, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot është bërë gjithçka që është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

    Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!