×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kërkon që Kurti të raporojë në Kuvend për dialogun: Me një copë letër tejkaloi krimet e masakrat që ndodhën në Kosovë

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 11:02

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të raportojë në Kuvend lidhur me dialogun, pasi marrëveshja e pranuar nga kreu i ekzekutivit nuk është prezantuar aty, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ka qenë neni 7 i propozimit evropian ai të cilin e ka përmendur kreu i LDK-së në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe siç tha ai Kurti e mbajti të fshehtë parathënien e kësaj marrëveshjeje për tejkalimin e trashegimisë kulturore, në vend të ballafaqimit me Serbinë.

    “Ajo çfarë merr vëmendje në këtë marrëveshje është parathënia e saj që ishte mbajtur fshehtë nga Kurti në raportimin e fundit në Kuvend. Arsyeja pse e mbajti fshehtë është në dy formulime skandaloze me dëme historike të Kosovës. E para ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës, i dyti mbi çështjen e statusit. Nga të dyja këto formulime tejkalohet e kaluara në mes Kosovës dhe Serbisë me dakordim të palëve, sepse palët kanë vendosur të tejkalojnë trashëgimin e së kaluarës me një copë letër. Si dhe ballafaqimin me Serbinë.Kryeministri i Kosovës pajtohet me tejkalim të trashëgimisë dhe me një rast të paprecedent, Kosova pajtohet me mosnjohjen e Serbisë”, shtoi Abdixhiku.

    “Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues konform rezolutave dhe konform kohës”.

    Kryetari i LDK-së kërkoi nga grupet parlamentari që ta përkrahin mocionin për raportimin e Kryeministrit Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!