×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kujton Berishën në trevjetorin e vdekjes: Patriot i orëve të vështira e luftëtar i palodhur

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 11:15

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar në 3-vjetorin e vdekjes ish-kryetarin Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së, kanë vlerësuar se Berisha ishte një politikan i madh dhe një luftëtar i palodhur që punoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në 3 vjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë figurën e shquar të Kolë Berishës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kolë Berisha ishte patriot i orëve të vështira, një politikan i madh dhe një luftëtar i palodhur që punoi me përkushtim për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me themeluesin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, mbetet dëshmi e përkushtimit të tij për idealet më të larta kombëtare”, thuhet në postimin e tyre.

    Më tej, kanë shkruar se në këtë ditë, kanë përkujtuar vlerat që Berisha i përfaqësonte.

    “Kosova është më e fortë falë njerëzve si Kolë Berisha, të cilët me guxim dhe vendosmëri i dhanë formë ëndrrës sonë për liri dhe shtetësi. I përhershëm kujtimi për veprimtarin, Kolë Berisha!”, thuhet në përfundim të postimit.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!