Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë bëri edhe prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan Reporteri.net.
Krahas kësaj ai u pyet edhe për bllokadën institucionale, e ai tha se pashmangshëm që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Është mirë të ketë zgjidhje politike, por nëse s’ka vullnet, pashmangshëm po shkojmë në zgjedhje të reja. Zatën ne kemi kërkuar, por të jenë në mars, kemi konsideruar 15 pika që janë të rëndësishme për vendin. Vazhdojnë me ofendime mëngjes e mbrëmje, që na japin arsye që pse bashkëpunimi me ta është i pamundur”, tha Abdixhiku para gazetarëve.
Kryetari i LDK-së përmendi edhe vijat e kuqe, që sipas tij, me që tani po e luftojnë vazhdimisht partinë që ai drejton, e që siç tha ai tani është bërë “hendek i kuq”.
Ai tha se qeveria në detyrë vazhdimisht po e bllokon punën e kryetarit Përparim Rama në komunën e Prishtinës.
“Meqenëse po bëjnë luftë vazhdimisht ndaj LDK-së, njëherë kemi thënë se ka vija të kuqe, Kujtim Shala pati thënë që hendek, e unë po them hendek i kuq. Do të sillemi konform interesave kombëtare”, tha Abdixhiku.
/Reporteri.net/
Këta janë kandidatët e LDK-së për kryetarë komunash në zgjedhjet e 12 tetorit