×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takon shefin e EULEX-it, biseduan për sundimin e ligjit

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 13:43

    Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë – EULEX, Lars – Gunnar Wigemark.


    Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Wigemark në lidhje me pozicionin dhe programin e LDK-së për fushën e drejtësisë si dhe rolin konstruktiv të LDK-së si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës.

    Ambasadori Wigemark shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e institucioneve të Kosovës në rrugëtimin e tyre në sundimin e ligjit.

    Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe procesin e integrimit evropian. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!