×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 22:15

    Anëtari i PDK’së, Faton Abdullahu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është tucani më i madh politik që nga paslufta.


    “Kryeministri Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës. Qasja e tij, por edhe ajo çfarë bëri në Shqipëri”, është shprehur Abdulllahu.

    Madje Abdullahu nuk hezitoi ta krahasojë Kurtin me një ndër revolucionarët e Revolucionit Kubanes.

    “Kurti është goxha njëfarë Che Guevare pan-shqiptar”, ka thënë Abdulalhu.

    Reklamë

    Tutje, ai përmendi edhe raportet e Kurtit dhe Ramës. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg njëra-tjetres nuk kanë qenë.

    “Kurrë Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg nuk kanë qenë. E rëndësishme për të është që një pjesë e qytetarëve të thonë “hallall se po mendon për Shqipëri”, shtoi Abdullahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!