×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroplani nga Shtutgarti për Prishtinë aterron në Zagreb për shkak të një defekti teknik

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 8:13

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme një aeroplan i nisur nga Shtutgarti i Gjermanisë për në Prishtinë për arsye teknike ka ndërruar drejtim dhe ka aterruar në aeroportin e Zagrebit.


    Në njoftim thuhet fjala është për aeroplanin e kompanisë ajrore ALK Airlines, fluturimi nr. VBB3208, i nisur nga Shtutgarti për në Prishtinë, shkruan rerpoteri.net.

    “Ky aeroplan është devijuar për në aeroportin e Zagrebit për arsye teknike dhe ka aterruar pa problem në këtë aeroport rreth orës 18.00”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

    Sipas informatave që AAC posedon, kompania ajrore ka dërguar një aeroplan tjetër në Zagreb, për të marrë udhëtarët dhe për të vazhduar fluturimin për në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ANP ” Adem Jashari”.

    Sipas planit të ri të fluturimit, që aeroplani nga Zagrebi ka aterruar pas mesnatës në aeroportin “Adem Jashari”.

    “Devijimet e aeroplanëve gjatë fluturimit janë ngjarje të pa parashikueshme dhe zakonisht kryhen edhe si masë preventive në rast të dyshimit për ndonjë problem të mundshëm gjatë fluturimit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

    AAC do e përcjellë dhe hetojë këtë rast në vazhdimësi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!