×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    AGK: Skandaloz deklarimi i ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër mediave

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 18:14

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se deklarimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për “lëndë” në Prokurori kundër mediave është skandaloz.

    AGK në reagimin e tyre janë shprehur të shokuar nga deklarata e Haxhiut për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj Nacionales dhe Periskopit.

    “AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.” – thuhet ndër të tjera.

    Shkrimi i saj:

    Skandaloz deklarimi i Ministres Haxhiu për “lëndën” në Prokurori kundër medieve

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

    Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

    AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!