×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për krizën energjetike: Nuk iket nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 21:40

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me krizën energjetike në vend për çka kryeministri Albin Kurti ka fajësuar qeveritë e kaluara.

    Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se e dijmë se qeveritë e kaluara e kanë lënë shumë keq, por shtoi se nuk iket nga përgjegjësia nëse përkeqësohet gjendja.

    Ai shtoi se regresin nuk mund ta shpjegosh me punën e qeverive të 20 vjetëve të fundit.

    “Mungesën e progresit mundesh me shpjegu me punën e qeverive të ndryshme 20 vjetet e fundit, por jo edhe regresin! Për që nuk përmirësohet gjendja e dijmë që e kanë lënë shumë keq ata tjerët, por që përkeqësohet gjendja nuk iket nga përgjegjësia”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndryshe, Kurti kishte deklaruar se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”.

    “Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar”, kishte deklaruar mes tjerash kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!