×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident i rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 15:00

    Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.

    Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një traktori, kanë thënë nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net.

    Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

    “Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë për Reporteri.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!