×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni i policisë ndaj “Call Center”, kaq është numri i tyre në gjithë Kosovën

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 22:40

    Janë ndër bizneset që shpallin më së shumti vende të lira pune në Kosovë. Përgjatë 8 viteve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 272 biznese të llojit “Call Center”.


    Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, shumica e këtyre bizneseve, 153 funksionojnë në Prishtinë.

    Tutje, 24 janë në Vushtrri, 17 në Fushë Kosovë, 14 në Pejë, 14 në Obiliq, etj.

    Trendi i hapjes së këtyre bizneseve, sipas të dhënave të ARBK-së, ka vazhduar duke u rritur viteve të fundit.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistrua 84 Qendra të Thirrjeve.

    E në muajt e parë të vitit 2019, janë afër 50 biznese të këtij lloji.

    Pos regjistrimit, ARBK nuk kryen licencimin e tyre, shkruan T7.

    Një gjë e tillë nuk ndodhë as në Autoritetin e Rregullatorit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

    Në këtë agjencion përmes një aplikacioni online, merret leje për përdorim të numrave telefonikë.

    Këta numra telefonikë shërbejnë për punën në Call Center, përmes të cilave thirrjet bëhen kryesisht në vende jashtë Kosovës, kryesisht ato gjermanfolëse.

    Funksioni i këtyre Qendrave të thirrjeve është kryesisht marketing ose shitje përmes komunikimit me telefonë me klientë jashtë Kosovës.

    Paga mesatare e punëtorëve në to është 500 euro, pa përfshirë këtu bonuset që secili punonjës ka varësisht prej punës që kryen

    Ndërkohë, në Kosovë ka edhe një numër të Qendrave të Thirrjeve që njihen për sukses në ekonominë kosovare.

    Kujtojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë gjermane të martën ndërmori një aksion në Prishtinë dhe Ferizaj ku bastisti disa “Call Center” dhe sekuestroi, para vetura e gjëra tjera të vlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!