Kreu i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19, shkruan Reporteri.
Kurti ka thënë se parmbrëmë i janë shfaqur simptoma të lehta, kokëdhembje, koll dhe skuqje të syve dhe pas bërjes së testit ka dalë pozitive me Covid-19.
Kreu i VV-së është shprehur se duke respektuar rregullat e IKSHPK-së do të qëndroj në vetizolim për dy jevët e ardhshme
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.
Gjithë të mirat,
Albini”, ka shkruar Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.