×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 19:35

    Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pas marrjes së vendimit për masat e reja anti-COVID.


    Ndërsa po mbahej mbledhja, Kurti tha se ajo do të ndërpritet për pesë minuta për shkak të kohës së iftarit, shkruan Reporteri.net.

    Qeveria sonte mori vendim që nga e hëna e 19 prillit të rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

    Por ora policore do të mbetet nga ora 22:30 deri në or 05:00 të mëngjesit.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se në bazë të analizave të fundit, kanë ardhur me propozim vendim për masat e reja që kanë të bëjnë me heqjen e disa kufizimeve të pjesshme.

    Por Vitia ka thënë se gastronomët duhet të punojnë duke respektuar masat anti-COVID. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!