×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Ali Ahmeti kërkon që në takimin me Qeverinë e Kosovës të diskutohet për çështjen e cenimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 23:08

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kërkuar që në takimin që do të mbahet të hënën ndërmjet  dy qeverive, asaj të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të diskutohet për çështjen e cenimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

    Ahmeti ka kërkuar edhe nga partitë politike në Kosovë, që bashkarisht ta ngrisin zërin ‘kundër nëpërkëmbjes së të arriturave kombëtare të fituara me gjak’.

    “Gjuha shqipe është e shqiptarëve, jo e BDIsë, dhe atë do ta mbron populli! Sonte në Negotinë të komunës së Vrapçishtit u fol hapur e zëshëm kundër poshtërsimit, nënçmimit dhe tentativave për ta zhbërë Marrëveshjen e Ohrit. Populli ka mllef andaj dhe ftoj partitë tjera politike mos të bëhen pjesë e skenareve jo të mira për vendin dhe për shqiptarët si dhe të braktisin institucionet duke mos i lënë gjurmë turpi kombëtar vetës dhe familjeve të tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!