×
  • Lajme
  • Lajme

    Aliu: Kosova e Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 19:32
    Liburn Aliu

    Sipas Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, Kosova dhe Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në mes të dyja qeverive. Tutje, ai ka premtuar se marrëveshjet e nënshkruara të hënën e 20 qershorit do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm në mes të dy qeverive

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në lidhje me marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka thënë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë të vendosur, siç është tash Qeveria Kurti 2.

    Sipas tij, kjo qeveri do t’i zbatojë jo vetëm marrëveshjet që i ka nënshkruar kjo qeveri, por edhe ato që ishin nënshkruar nga qeveritë e kaluara.

    Sipas Aliut, në ekipin e tij, ka anëtarë nga të dyja qeveritë, dhe detyrat e këtij Sekretariati janë të merren me zbatimin e marrëveshjeve, ku herë pas here bëjnë kontrolle në ministritë dhe gjithashtu, përkujdesen që ato të zbatohen.

    “93 për qind të marrëveshjeve që i kemi nënshkruar i kemi zbatuar gjeri më tani” ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjet që i kanë realizuar të hënën e 20 qershorit ku ka premtuar se deri në mbledhjen e ardhshme në mes të dy qeverive do të jenë të zbatuara.

    “Në çdo mbledhje duhet t’i kemi marrëveshjet e përfunduara dhe vetëm duhet të bisedohet për vazhdimin e punëve te tjera” ka theksuar ai.

    Aliu ka bërë të ditur se dy grupet punuese janë shkrirë për ta themeluar Sekretariatin e përbashkët për të dyja shtetet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!