×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë sukses Borell që t’i bashkojë VV e LDK?

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 17:43

    Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, pasi dështoi bashkë me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it t’i bindin VV-në dhe LDK-në për të arritur marrëveshje dhe krijuar qeverinë re, ajo tashmë ka nisur edhe një iniciativë të re për të arritur këtë qëllim.


    Apostolova tashmë ka bindur Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që të ndërmjetësojë në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

    Burime të sigurta të lajmi.net brenda Zyrës së BE-së kanë bërë të ditur se nesër Borrell do të zhvillojë një takim të përbashkët me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën.

    Ky takim do të ndodh në vazhdën e përpjekjeve të BE-së që të arrihet një marrëveshje midis LDK-së dhe Vetëvendosjes për qeverinë e re.

    Borrell nesër do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë, duke filluar nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj.

    Vetëm një natë më parë, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë bashkë me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, pa ambasadorin amerikan, morën pjesë në takimin e përbashkët të Kurtit dhe Mustafës, ku diskutuan për krijimin e qeverisë së re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!