Arben Gashi nga LDK, ka thënë se ka një momentum të mirë dhe sinergji brenda partisë.
“Kemi ekip të mirë dhe jemi të bindur që përballë qytetarëve po shkojmë me një ofertë jashtëzakonisht të mirë. Zonja Vjosa Osmani është e para mes të barabartëve, është kandididate dhe kryeministre e ardhshme. Sa i përket dilemave të studiove zonja Osmani është njëra nga nënkryetaret e LDK-së dhe në aspektin e forcës politike është më e fortë se nënkryetarët tjerë sepse është kandidate për Kryeministre”, tha Gashi.
Gashi ka folur edhe për pohimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes se subjekti që drejton Isa Mustafa është i ndarë me fraksione.
“Nuk mendoj se Kurti mund ta komplikojë kandidaturën e Osmanit dhe nuk mendoj se Kurti ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK. Është qasje tendencioze dhe e paarsyeshme. Kurti nuk e njeh LDK-në, nuk funksionojmë me kultin e individit. LDK është parti moderne që ka program dhe alternativë”, tha Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.