×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Arrestohen dy shtetas të Kolumbisë, dyshohen se mashtruan punëtorët nëpër këmbimore në Prishtinë

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 15:57

    Janë arrestuar një 47-vjeçar dhe një 28-vjeçare, shtetas të Kolumbisë, të dyshuar për disa raste të mashtrimit, e të cilëve u është sekuestruar një sasi e parave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dy personat dyshohet se kanë marrë shuma të ndryshme nga punëtorët e këmbimoreve duke i mashtruar, ku gjatë rinumërimit të parave të konvertuara, kanë fshehur disa prej tyre.

    Komunikata e plotë:

    Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vepra mashtrimi

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht , hetuesit e stacionit policor Jugu, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të mashtrimit, si dhe kanë sekuestruar një sasi të parave, (dyshohet të përfituara duke kryer vepra mashtrimi).

    Personat e dyshuar:
    – mashkull 47 vjeç, shtetas i Kolumbisë dhe
    – femër 28 vjeç, shtetase e Kolumbisë

    me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

    Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga ankuesit (punëtor të këmbimoreve) shuma të ndryshme parash duke i mashtruar (gjatë ri-numërimit kanë fshehur një shumë parash derisa kanë qenë duke i konvetruar).

    Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi edhe jasht rajonit të Prishtinës, si dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

    Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!