Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Jemenit në pikën kufitare në Merdar, pasi dyshohet se paraqitën dokumente të falsifikuara.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ata ishin pasagjerë në autobus të cilët përveç pasaportave të tyre të lëshuara në Jemen, kanë prezantuar lejeqëndrime të Belgjikës që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“PKK. Merdare 19.11.2021-00:25. Gjatë kontrollit të dokumenteve të pasagjerëve në autobus, policia ka hasur në tre persona meshkuj shtetas të Jemenit të cilët përveç pasaportave të tyre të lëshuara në Jemen kanë prezantuar edhe leje qëndrimet e tyre të lëshuara nga Belgjika që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.