×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ferizajasi derisa tentonte ta kalonte kufirin, ishte i kërkuar për një vepër penale

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 20:18

    Sot është arrestuar P.SH, 31-vjeçar në pikën kufitare në Han të Elezit.

    Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media ka thënë se 31-vjeçari ishte në kërkim, ndërsa sot është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

    Ai ishte i kërkuar për veprën penale ‘’ Lëndim trupor ’’ me dënim burgimi prej shtatë muajve.

    Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!