×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i VV-së me ‘poezi’ për Halitin: Kuvend i bekuar, prite bacin Xhavit që po vjen si pëllumb i shkruar, të votojë për president

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 10:24

    Arbër Vokrri, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, cili ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit.


    Vokrri, që është aktivist i hershëm i VV-së, si duket ka satirizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

    “Kuvend, o vënt i bekuar
    Prite prite bacin Xhavit
    Që po vjen si pëllumb i shkruar
    Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

    Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.

    Dje ka dështuar dy herë radhazi votimi për president për shkak të mungesës së kourumit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!