×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ashtu si e bën pyetjen është edhe shpërblimi”, Abdixhiku ironizon qeverinë në detyrë pasi ia dhanë gazetarit të RTK-së 100 mijë euro

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 17:42

    “A ju kanë dhënë kafe”, ishte pyetja ironizuese e Abdixhikut me t’u futur në konferencën për media në zyret e LDK-së pas mbledhjes së Kryesisë që patën me një pikë të rendit të ditës “zyrtarizimi i kandidaturave për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të 12 tetorit”, shkruan Reporteri.net.

    “Edhe ujë, edhe pije”, ishte përgjigjja e gazetarëve, e cila pasoi me një pyetje tjetër nga kreu i LDK-së, duke thënë “e 100 mijë euro?”, duke ju referuar gazetarit të RTK-së, Blerim Haxhiaj që intervistoi Albin Kurtin e që sipas disa raportimeve, OJQ e tij “Cult Club” ka përfituar 100 mijë euro nga shteti.

    “E kanë rritë standardin partitë e tjera”, shton tutje Abdixhiku.

    Kur erdhi radha tek pyetjet e gazetarëve, Abdixhiku iu drejtua njërit prej gazetarëve, se “ashtu si e bën pyetjen, ashtu është dhe shpërblimi”.

    /Reporteri.net/

    OJQ-ja e gazetarit që intervistoi Kurtin përfitoi 100 mijë euro nga shteti, kolegu i tij: Në RTK duhen 15 vjet me i marrë, dikush veç me një intervistë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!