Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka folur rreth procesit të votimit që ka ndodhur të dielën e 21 prillit, në katër komunat veriore.
Një ditë pas këtij procesi, Atiq në Klan Kosova tha se qytetarët serbë ndihen më të sigurt se më parë.
“Mos të krijohet përshtypja se bojkotimi i djeshëm i referendumit, vjen si rezultat i bojkotimit të komunës dhe punës që jemi duke e bërë në atë komunë”, tha Atiq në Klan Kosova.
Gjatë ditës së djeshme në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, u mbajt votimi për largimin ose jo të kryetarëve nga pozitat e tyre.
Nëpërmjet këtij procesi, qytetarët e këtyre komunave, në mesin e tyre edhe ata serbë patën mundësi të japin verdiktin për vazhdimin ose jo të mandatit të Erden Atiq, Izmir Zeqirit, Ilir Pecit dhe Lulzim Hetemit.
Rezultati përfundimtar tregon se ky proces nuk ka kaluar, pasi që në të kanë marrë pjesë veç 265 qytetarë, e jo 50+1 përqind e atyre me të drejtë vote siç parashihet me ligj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.