Kanë vazhduar përplasjet mes ish-kryeministrit, Isa Mustafa dhe ish-bashkëpartiakut të tij, Haxhi Avdyli. Ky i fundit i reagoi Mustafës për kritikat që drejtoi ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti sa i përket liberalizimit të vizave, duke e quajtur “pensionist idhnak”.
Por ishte Mustafa ai që iu kundërpërgjigje duke thënë se “Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”.
Ndaj kësaj deklarate të Mustafës dhënë për Lajmi.net i menjëhershëm ishte reagimi i Haxhi Avdylit.
“Isa më paska quajtur jashtëqitje. Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjëherë s’do lëshohem në fyerje të ulëta personale. Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij. Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”, përcjell Reporteri.net.
Isa Mustafa: Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet
Ish-bashkëpartiaku i reagon Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.