×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-bashkëpartiaku i reagon Isa Mustafës: I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 19:35

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-bashkëpartiakut të tij, Isa Mustafës i cili pasditen e së enjtes deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti i kanë lënë qytetarët e vendit pa liberalizim të vizave.

    Haxhiu e quajti ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën i pafytyrë i cili ka ikur nga politika.

    “I pafytyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”, raporton Reporteri.net.

    Mes tjerash ai tha se Mustafa do të hyjë në histori si shkatërrues i LDK-së, e do të mbahet mend për Asociacionin.

    “Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.

    Derisa Kosova ishte  në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK. Prandaj meritë pse Kosova ishte shndërruar në Eldorado ku vidhej në pikë të ditës dhoma e dëshmive, milionat nga thesari, bëheshin keqpërdorime  e tenderomani të përditshme e bënë që Evropa ti mohoj Kosovës liberalizimin”, vazhdon shkrimin Haxhiu.

    Tutje ai shkruan edhe se Kosova po bën hapa përpara për të dalë sipas tij nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij, PDK-së.

    “Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri nga GËRMUESIT më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa. Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum. KOSOVA sot, nesër e çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së”, shkroi ai.

    Ndërsa, Isa Mustafa në një shkrim në “Facebook” shkroi se “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”

    Shkrimi i Mustafës vijo me atë se “Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave  shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit. Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë! Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave. Aferim!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!