×
  • Lajme
  • Lajme

    BDI njofton se ka grumbulluar 10 mijë nënshkrimet për kandidaturën e Osmanit për president: T’i themi jo Rusisë

    Reporteri
    26 Shkurt 2024 | 22:12
    Bujar Osmani

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar opinionin se kandidati i tyre për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.

    “Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar”, është thënë në njoftimin e BDI-së.

    Më tutje theksohet se “procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit”.

    “Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit evropian. Le ti themi bashkë JO Rusisë, PO Europës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!