×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu publikon fotografi nga arkiva e UÇK-së, ka një porosi për Albin Kurtin

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 13:11

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave se arkivat e UÇK duhet hapur.


    Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haxhiu ka postuar disa fotografi nga lufta duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Albin Kurtit se arkivat e UÇK duhet hapur, shkruan Reporteri.net

    Haxhiu ka shkruar ndër të tjera se Albin Kurti po e pranon lojën e Serbisë për arkivat joekizstencte të UÇK.

    Reagimi i plotë:

    “Absurditet!!!
    Albin Kurti pranon lojën e Serbisë për arkivat joekzistente të UÇK-së.
    Albin Kurti me këto deklarata dhe marrëveshje justifikon Serbinë për mos hapjen të arkiva sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe dhe pamundëson përfundimisht zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
    Krahasimi i arkivave sekrete të Serbisë me raportet informative të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencise së lajmeve Kosovapress, është nga veprimet më apsurde dhe shërbimi më i madh që i bëhet Serbisë!
    Tani u kuptua që me udhëzimet e shefit të tij paska folë edhe Besnik Bislimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!