Zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se vendimi i sotëm për masë reciprociteti për targat nuk ka të bëjë asgjë me qytetarët serbë.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së tha se vendimi ka të bëjë vetëm me veturat që hyjnë nga shteti fqinj – Serbia.
Ai tha se situata është stabile, por nuk e di se çfarë mund të ndodh.
“Vendimi s’ka të bëjë kundër serbëve, ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes. Masa nuk i prek qytetarët në Kosovë, ka të bëje me veturat që hyjnë nga vendi fqinj. Se cili është plani i atij që po instumentalizon serbët në Kosovë ne nuk e dimë. Tendencat janë për përshkallëzim të mëtejmë. Vuçiqi nuk ka asgjë të mirë për rajonin, këtë mendim e ndajnë edhe ndërkombëtarët”, ka thënë Bislimi.
Sot Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti, që ka të bëjë me veturat me targa të Serbisë. Tash e tutje atyre duhet t’u vendosen targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë, njësojë siç vepron Serbia me veturat me targa RKS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.