×
  • Lajme
  • Lajme / Aivo Orav

    Bislimi takon shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 16:19

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka mirëpritur sot Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

    Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se gjatë takimit diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përfshirë këtu qeverisjen dhe progresin e vendit në demokratizim, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Në këtë takim të parë njoftues dhe pune, zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhje të përzemërt në Kosovë ambasadorit Orav dhe shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet të ngushtë për përparimin e agjendës evropiane të Kosovës. Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, lidershipi i ri pas zgjedhjeve evropiane, bashkëpunimi ndërinstitucional, qeverisja dhe progresi i Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, politikat energjetike dhe reformat ekonomike, të cilat së fundi u përshëndetën edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, bëhet e ditur se Bislimi ka theksuar angazhimin e Kosovës për të vazhduar reformat e nevojshme që do të avancojnë pozionin e saj drejt marrjes së pyetësorit para staturis kandidat të BE-së.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!